Zbulohet partia e Lulzim Bashës, “e merr hua”, i ndryshon emrin dhe kryetarin

23 January 2025, 11:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbulohet partia e Lulzim Bashës, “e merr hua”, i ndryshon emrin
Genc Burimi, Alban Daci, Besart Logu, Fiori Dardha dhe Lulzim Basha (fotomontazh)

Lulzim Basha do të ketë partinë e tij, por jo të re, por të huazuar nga një parti e vogël, që drejtohej nga Edmond Stojku.

Thënë ndryshe, partia Aleanca Demokracia e Re, do të marrë emrin Koalicioni Euroatlantik, dhe do të ketë një tjetër kryetar, teksa aktualisht sipas Besart Logut, i ftuar në studion e Breaking me Fiori Dardha në Top News, po kryhen procedurat për ndryshimin e emrit dhe kryetarit.

Besart Logu u shpreh se edhe pse ka qenë në krah të Lulzim Bashës, nuk pranon që vetëm 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare të dalë me një parti të re, por do të jetë pjesë e Partisë Demokratike.

Edhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, konfirmoi një gjë të tillë, i cili theksoi se pjesa krah Lulzim Bashës u përça, pasi një pjesë kërkonte krijim të një partie të re, e pjesa tjetër nuk pranonin të mos ishin pjesë e PD, por të luftohej për të, pasi lufta ishte për parime dhe jo interesa personale.

 


Video