Zbulohet ku ishte Basha kur Berisha lëshonte vrer kundër tij

30 April 2022, 23:53Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zbulohet ku ishte Basha kur Berisha lëshonte vrer kundër tij

Në kohën që ish-kryeministri Berisha lëshonte akuza kundër tij në Pallatin e Kongreseve, në një Kuvend të Rithemelimit, Basha, tashmë i dorëhequr bisedonte me demokratë të Delvinës.

Kjo është bërë me dije nga kryedemokrati i Delvinës, Hari Imeri.

“Sot pata kënaqësinë të prisja spontanisht mes miqsh demokratësh delvinjot në një kafe të qytetit të Delvinës z.Basha.

Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës tonë, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike me një rezultat historikë në këto 32 vite tranzicion.

Z.Basha shprehu gadishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale.

Demokratët e Delvinës kanë qënë dhe kanë ditur të jenë shembull në raportet apo marrëdhëniet me njëri-tjerin, përtej mendimeve ndryshe.

Zoti i bekoftë demokratët e Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan ai.

Kujtomë që pas dorëheqjes, Basha ka zgjedhur të mbajë kontakte me bazën demokrate, por jo në variantin e zhurmshëm të Foltores. Ai takohet kryesisht në ambiente lokalesh me ndjekës ende të tij në PD, duke qarë halle partie me ta, me një kafe përpara. Ndër to, Basha shpreh ambicien për një rikthim në krye të PD-së.


Video