VOTIMI i DIASPORËS/ Kreu i KQZ-së: Ja ku ndodhet emigranti i parë që ka marrë fletën e votimit!

16 Prill 2025, 10:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, deklaroi sot se ka nisur procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, të cilët për herë të parë do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare nga vendet ku jetojnë.

Në një deklaratë për mediat, Celibashi bëri me dije se deri tani janë dërguar rreth 90 mijë zarfe, që përfaqësojnë mbi 30% të numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar jashtë Shqipërisë.

Ilirjan Celibashi: Kemi nisur sot përgatitjen ed dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për qarkun Korçë dhe Lezhë, në pjesën e dytë të ditës së sotme fillojmë me qarkun Tiranë. Deri tani kemi dërguar rreth 90 mijë zarfe që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve që janë regjistruar si votues nga jashtë.

Shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.

Synojmë që gjithë procesin ta përfundojmë brenda 2 ditëve, sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar votuesi i parë që i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta.

Ky është votuesi i parë që ka marrë dokumentacionin zgjedhor të dërguar nga KQZ.  Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar me telefon postierin dhe është tërhequr zarfi.

Votimi nga jashtë tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin që një prej votuesve që ka marrë zarfin e ka kthyer mbrapsht.

Video