"Do luash basketboll te 313’, Rama-komentuesit: Ti demokrat i Fierit, bëhu gati të numëroni mirë votat atje

15 Prill 2025, 09:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Edi Rama

Gjatë bashkëbisedimit në ‘Sy m’sy’, një ndjekës iu drejtua duke thënë se duhet të bëhet gati të ‘luajë’ basketboll me shokët e tij te 313-ta ndërsa i përmendi edhe ish ambasadoren amerikane Yuri Kim dhe ish ambasadoren e BE Romana Vlahutin.

“Rri se nuk ke më as Kimeten e Soros dhe as kokëkashtën Vlahutin, bëhu gati të luash basketboll me shkuarën e tij te 313’, ishte komenti që kishte bërë një ndjekës.

Kryeministri iu drejtua duke thënë se me siguri është një demokrat nga Fieri që bashkë me të tjerë i shkojnë pas Berishës, ndërsa shtoi se ajo që duhet të bëjë është se duhet t’i numërojë mirë votat më 11 Maj.

“Ti vllai im demokrat i Fierit bashkë me të tjerët që i shkoni prapa bufit të kënetës bëhuni gati të numëroni pak votën në Fier. T’i numëroni mirë, një nga një me terezi.”

Video