Von der Leyen në Tiranë: Samiti i parë i Komunitetit Politik në një vend të Ballkanit Perëndimor

15 May 2025, 21:42Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Von der Leyen në Tiranë: Samiti i parë i Komunitetit Politik
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e nesërm të Komunitetit Politik Evropian.

Përmes një postimi në Instagram, Von der Leyen ka publikuar një foto nga qendra e kryeqytetit shqiptar në mbrëmje, duke e shoqëruar me mbishkrimin ku njofton ardhjen e saj në Tiranë për samitin, teksa shton se ky është i pari në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen në Tiranë: Samiti i parë i Komunitetit Politik

 

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Takimi i parë në Ballkanin Perëndimor. Sa simbol i fuqishëm", shkruan presidentja e KE-së.

Ky postim pasohet nga një tjetër foto me liderët e BE-së ku shkruan në rrjetin social X: “Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”.


Video