Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në ceremoninë e ndarjes së Çmimit "Karli i Madh" në Gjermani, ku i është akorduar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Teksa ka shpërndarë disa foto nga takimi me Von der Leyen, Rama thotë se ndihet i privilegjuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie. Më herët Rama u takua edhe me ish-eurodeputetit gjerman, Elmar Brok, një takim që mori vëmendje për shkak të mbështetjes që Brok kishte shfaqur publikisht për Sali Berishën.
Mes personaliteteve të ftuar, Rama është takuar edhe me kancelarin gjerman Friedrich Merz.
"Privilegj të isha ndër të ftuarit e nderit në ceremoninë e akordimit të çmimit prestigjoz “Charlemagne Prize” për Presidenten e Komisionit Europian dhe miken e çmuar, Ursula von der Leyen", shkruan Rama.
View this post on Instagram