Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill 2026, 16:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Belinda Balluku, pavarësisht se e ka humbur pushtetin në Qeveri, kërkon të forcojë pozitat e saj në parti dhe sidomos në Qarkun e Fierit, ku është drejtuese.

Prej kohësh raportohet se ajo ka përplasje të hapura me kryebashkiakun Armando Subashi, dhe veprimet e fundit e tregojnë më së miri këtë gjë.

Nënkryetarja e Këshillit Bashkiak, Fatbardha Merkaj, që raportohet si njeri i besuar i Ballukut, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit ditën e enjte, ku kërkon që ndër të tjera, të hidhet në votim shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak.

Në letër nuk jepen arsyet e kësaj kërkese, por ajo shihet qartë si vazhdim i “luftës” Balluku-Subashi në Fier.

Mbledhja e së enjtes, pritet të tregojë më qartë, se kush “komandon” në Bashki, Balluku apo Subashi.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i

 


Video