Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur në Kuvend ku do të raportojë për punën e institucionit që drejton për gjatë vitit që lamë pas.
Dumani ka qenë i shoqëruar edhe me dy prokurorë të tjerë të posaçëm, Adnand Xholin dhe Klodian Brahon.
Ky do jetë raportimi i fundit i Altin Dumanit si kreu i SPAK, pasi mbaron mandati i tij 3 vjeçar.
Video e mbërritjes së Dumanit:
Ndërkohë më herët ka mbërritur edhe kryeprokurori Olsian Çela, ku edhe ai do të raportojë për krimin në vend.
Po ashtu do të raportojë edhe kreu i ILD, Artur Metani. Më pas secili do të marrë pyetje nga deputetët.