VIDEO/ Kuvendi ‘ZGJIDH’ hallet e popullit, deputeti i PS-së zgjedh SKEMAT e lojës!

21 March 2024, 15:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Kuvendi ‘ZGJIDH’ hallet e popullit, deputeti i PS-së
Deputeti i PS-së Ilir Pendavinji

Pas 5 muajsh flakadanë, zhurmues e zënka, Kuvendi ditën e sotme iu kthye normalitetit duke u rikthyer tek rutina e dikurshme.

Në një seancë kur zërat e lartë e hallet e popullit nuk munguan, deputeti i PS-së Ilir Pendavinji, duket se ka pasur nevojë të relaksohet ndërkohë që mendon se si t’i zgjidhë këto halle.

Në një video të bërë publike në rrjet duket deputeti i cili në mes të seancës kalon kohën duke luajtur videolojëra në celularë, ndoshta një gjë jo aq e lehtë, duke marrë parasysh se mund të jetë një lojë strategjike e cila kërkon impenjim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video