Ditën e sotme Kuvendi iu rikthye normalitetit pas 5 muajsh kaos.
Kjo erdhi pas dakordësisë mes PD-së dhe PS-së për ngritjen e dy komisioneve hetimore, atë për rrjedhjen në sistemin TIMS dhe për shërbimet në shëndetësi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka folur për bujqësinë dhe blektorinë në shenjë solidariteti ka sjellë një kokërr domate.
Sipas deputetit Sula, vendet fqinje si Kosova dhe Maqedonia e Veriut, kanë subvecionuar blektorët dhe bujqit më shumë se Shqipëria edhe pse kanë sipërfaqe bujqësore më të vogël se ne.
Sula: Mos harroni ju gjithë mazhoranca që jam i bindur që skemat e juaja për subvencionet janë të dështuara. I thoni gjithë blegtorëve që sot do të keni 100 dele të merrni subvencionim. Dhe e keni tavanin me 300 kokë të imta.
Si do ta stimuloni. Sot prodhimi i qumështit në Republikën e Shqipërisë konsumohet për shkak të atyre që kanë dy apo 5 lopë. Duhet të kesh 50 koshere bletë që të marrësh fonde. Po të kesh 49 nuk i merr.
Nëse kemi 4 fermerë që bashkohen me 10 lopë, ju keni futur skemën e TVSH-së. I cili është një dëm i madh.
A e dini që ju rajoni dhe Evropa e kanë TVSH deri në 6% ju e keni bërë me 20%. Rrit automatikisht çmimin për qytetarët? Pse duhen bërë skema të tilla?