VIDEO/ Eskorta e Ramës del nga Kryeministria, protestuesit shpërthejnë në thirrje: "O kriminel, o hajdut!"

24 July 2026, 23:47Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Eskorta e Ramës del nga Kryeministria, protestuesit
Tiranë

Pas përfundimit të protestës së 55-të të zhvilluar këtë mbrëmje në Tiranë, kryeministri Edi Rama është larguar nga godina e Kryeministrisë, ku kishte qëndruar gjatë zhvillimit të tubimit.

Në momentin kur autokolona e tij doli nga ambientet e Kryeministrisë, protestuesit që ndodheshin ende në bulevard e shoqëruan largimin me brohorima dhe thirrje të forta, mes të cilave dëgjohej edhe slogani: “O kriminel, O hajdut".

Protesta e kësaj të premteje shënoi ditën e 55-të të mobilizimit qytetar në kryeqytet, ku pjesëmarrësit përsëritën kërkesat e tyre drejtuar qeverisë dhe kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama. 

Largimi i kreut të qeverisë u zhvillua nën masa të shtuara sigurie dhe i shoqëruar nga eskorta zyrtare, ndërsa situata në zonën përreth Kryeministrisë mbeti nën monitorimin e forcave të policisë.


Video