"Nesër më shumë", mbyllet dita e 55-të e protestës!

24 July 2026, 23:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Nesër më shumë", mbyllet dita e 55-të e
Protesta

Protesta e ditës së 55 para Kryeministrisë u mbyll pas fjalimeve të aktivistëve, të cilët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit u theksua se protestat do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, duke kërkuar ndryshime dhe mbajtjen e përgjegjësive politike.

Njëri prej aktivistëve deklaroi se revolta nuk do të ndalet derisa kërkesat e qytetarëve të marrin përgjigje.

Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit u shpërndanë në mënyrë paqësore, ndërsa organizatorët njoftuan se do të rikthehen sërish nesër në shesh.


Video