FOTOT/ Rama iu kërkoi "besën", përgjigjia e protestuesve: Po si mund t'ia japim besën, një besëpreri

24 July 2026, 20:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

FOTOT/ Rama iu kërkoi "besën", përgjigjia e

Në protestën e 55-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës, qytetarët kanë ironizuar me pankartat e tyre dokumentin e prezantuar sot nga kryeministri para grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Rama tha se e ka pagëzuar librin me emrin “Besa” dhe sipas tij, përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si “prerje në besë”.

Por gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre.

“Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?”, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pyet: “O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?”, apo “A mund të flasë besëpreri për besën?”.



Video