VanHorn pret Agron Shehajn: Biseduam për një Shqipëri më të mirë!

17 December 2025, 12:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VanHorn pret Agron Shehajn: Biseduam për një Shqipëri më
Agron Shehaj/ Nancy VanHorn

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar ditën e sotme me me kryetarin e Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ambasada amerikane thekson se në këtë takim është folur për vizionin e partisë së Shehajt, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për Shqipërinë.

“Biseda e tyre theksoi rolin thelbësor që luan një opozitë aktive në një demokraci të fortë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar të punojë me udhëheqës nga i gjithë spektri politik për të çuar përpara sigurinë e të dy vendeve tona”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.


Video