
Lulzim Basha paraqit në Prokurorinë e Posaçme për t’u marrë në pyetje nga tre prokurorët belgë në lidhje me çështjen “Toyota Yaris”.
Basha merret në pyetje për shkak të deklaratës së bërë prej tij në Kuvend, kur iu drejtua kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
“Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri. Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita”, deklaroi Basha.
Pak ditë pas kësaj deklarate, policia kapi në Portin e Durrësit 3.4 mln euro të fshehura në një makinë të përdorur “Toyota Yaris”.
Basha është kërkuar për t’u marrë në pyetje nga belgët që prej 2019-s, ndërkohë që këtë herë prokurorët belgë, të shoqëruar edhe nga oficerë të policisë gjyqësore ndodhen në vendin tonë prej të paktën dy ditëve dhe kishin këmbëngulur se nuk do të largoheshin pa e marrë atë në pyetje.

