“Pa brekë i gdhiu dita e zengjinë i zuri darka", deputeti i PD për vetingun: Ne s’kemi asgjë për...

10 February 2022, 14:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Pa brekë i gdhiu dita e zengjinë i zuri darka", deputeti i

Deputeti Agron Gjekmarkaj nuk i kurseu ironitë në drejtim të qeverisë. Gjatë fjalës së tij ai tha se Partia Demokratike e voton pa frikë shtyrjen e afateve të vettingut, ndërsa tha se ONM duhet të shtojë presionin pozitiv për të nxjerrë reformën në drejtësi nga ahengu i familjaritetit të qeverisë.

Ai u shpreh se prej pesë vitesh me nxitje SHBA-BE në vend ka filluar “reforma në drejtësi” e cila po ecën ngadalë, nën presion politik të vazhdueshëm për të qenë të kapur dhe nën kontroll politik, familjar e krahinor.

“Ne s’kemi asgjë për të fshehur, asgjë për të patur frike dhe e votojmë shtyrjen e vetingut me kërkese permanente që faktori ndërkombëtar ONM dhe SHBA-BE si i vetmi garant , të shtojë presionin pozitiv për ta nxjerrë procesin nga ahengu i familjaritetit të qeverisë, nga kushërinjtë, tezet e hallat, ta nxjerrë atë nga diferenca krahinore e religjioze, nga diskriminimi i pilotuar”, tha Gjekmarkaj.

 


Video