Zgjatja e organeve të Vetingut, Kryemadhi zbulon votën e saj, kush është deputeti i LSI që e "tradhtoi"

10 February 2022, 16:28Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zgjatja e organeve të Vetingut, Kryemadhi zbulon votën e saj, kush
Agron Cela dhe Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka thënë se ka absetnuar sa i përket zgjatjeve të afateve të vettingut.

Ajo theksoi para gazetarëve se LSI ka propozuar zgjatjen e afateve që në vitin 2018, por asokohe nuk u mor parasysh. Kryemadhi tregoi, se deputeti i LSI, Agron Çela ka votuar pro zgjatjeve të afateve, ndërsa shtoi se ndihet skeptike se si opozita ndryshoi për 1 orë qëndrim sa i përket votimit.

“Po bëj të qartë qëndrimin e LSI sa i përket vettingut, edhe pse në fjalën time në parlament e kisha të qartë. Duhet të shkëputemi nga shitja e votave për interesa personale. Nëse ka probleme me drejtësinë, prokurorin belg, me drejtësinë amerikane, anti-mafian, nuk mendoj që vota e deputetëve nuk duhet të ndryshojë brenda një ore.

Proceset që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Shqipërisë duhet bërë me përgjegjshmëri. Shqiptarët po largohen nga Shqipëria, po ndihen më të varfër dhe të pa respektuar. Nuk mund të jetë e shenjë një godinë e tillë. Njerëzit nuk e kuptojnë se si mund të falsifikohet një dokument që shkon në Gjykatë Kushtetuese, e vettingu do të jetë peng i një ore për të ndryshuar mendjen sepse vazhdon drejtësia të kapet nga politika. Unë kam abstenuar, zoti Çela votoi pro. Por kur votoi pro PD, pse mos votojë Çela”, tha Kryemadhi.


Video