“Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të gjithë", ambasadori shqiptar në RMV: Pres që autoritetet më të larta të flasin

3 August 2025, 20:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“Thirrjet fyese në Kumanovë, alarm për të

Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, ka reaguar për incidentin në Kumanovë, ku ndeshja e basketbollit u dominua nga kore raciste.

“Gjuha e urrejtjes nuk ka vend në sport, as në shoqëri. Thirrjet fyese në Kumanovë janë alarm për të gjithë ne.

Bashkëjetesa kërkon angazhim të përditshëm, respekt për rregullat e lojës dhe për njëri-tjetrin — jo vetëm në tribuna, por kudo. Po ndjek me vëmendje reagimet institucionale dhe pres që autoritetet më të larta të Maqedonisë së Veriut të flasin qartë, fort dhe me përgjegjësi”, thotë ai.


Video