Tensionet në Kosovë, Berisha: Prej 3 ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

3 June 2023, 19:24Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Tensionet në Kosovë, Berisha: Prej 3 ditësh Rama i përvishet

Ish-kryeministri, Sali Berisha është shprehur se prej 3 ditësh, teksa në veri të Kosovës janë zhvilluar protesta nga serbët, kryeministri Edi Rama “i përvishet” kryeministrit Albin Kurti.

Komentet Berisha i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se këtë Rama e bën për të mbrojtur padronin e tij Aleksandër Vuçiç dhe për të mbuluar farsën zgjedhore të 14 majit.

Në përfundim Berisha shkruan se Rama gabon rëndë, pasi sipas tij, përveç Vuçiçit, nuk e dëgjon askush tjetër.

Reagimi i Berishës:

Përse prej tre ditësh Rama i përvishet Albin Kurtit!

Të dashur miq, ka ditë që Edi Rama i është përveshur Albin Kurtit, në mënyrën më vulgare, me gurë në strajcë. Ndërkohë që një qëndrim të tillë nuk e ka mbajtur asnjë kryeministër i rajonit, dhe problemi apo kriza e fundit po trajtohet në nivelet më të larta politike botërore, në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin e Shtetit, Pallatin Elize, Kancelarinë Gjermane dhe BE.

Megjithëse Rama e di se sulmet dhe kërkesat e tij te Kurti, për arsye tashmë të njohura, kanë zero efekt. Përsëri ai vazhdon çdo ditë të lëshojë rrufe ndaj tij, si askush tjeter.

Arsyet kryesore të këtij qëndrimi janë:

Por arsyeja me kryesore qëndron në faktin se me këto deklarata të përditëshme, për një çështje  të mprehtë, për majat e politikës botërore, Rama beson se me këto deklerata:

A- Do mund të krijojë për vete një mëshirë perëndimore, për të shpëtuar nga afera e tmerrshme korruptive e tij me McGonigal, për të cilën në SHBA ai është nën hetim të hapur penal dhe…

B- Do mund të mbulojë farsën e turpshme zgjedhore të 14 majit, e cila kundërmon histori turpi në mbarë Europën.

Por gabon, sepse përveç  Vuçiçit, Ramën nuk e dëgjon njeri. sb


Video