'Të la Tropoja e të mor Fushë-Arrëzi', veriorët i këndojnë këngën e humbjes Berishës (Video)

22 May 2023, 12:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Të la Tropoja e të mor Fushë-Arrëzi',
Në foto: Sali Berisha

Sali Berisha humbi zgjedhjet e 14 majit, por ka fituar një këngë të re popullore për veten e tij.

Dy rapsodë sapo kanë publikuar një këngë për fitoren e koalicionit "Bashkë Fitojmë" në Fushë-Arrëz dhe humbjen në vendlindjen e kreut të PD-së, Tropojë.

Në videon e publikuar dy raspodët popullorë, shoqëruar nga çiftelitë, këndojnë vargjet “O Berishë, ty kush nuk të dashti, të la Tropoja e të mur Fusharrzi”, të cilat pasohen nga të qeshurat e atyre që janë në lokalin e ndërtuar me gurë.

Për më tepër dëgjoni videon e mëposhtme:


Video