'Të fala Tigrit'/ Gazetari përgenjështron Berishën: Pronat e McGonigal janë sekuestruar në... (Foto)

30 March 2023, 13:34Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Të fala Tigrit'/ Gazetari përgenjështron
Në foto: Sali Berisha, gazetari Habjon Hasani dhe Arben Ahmetaj

Sali Berisha, reagoi në parlament pas lajmit se një lajmi se ‘Juri e Madhe’ në SHBA ka kërkuar konfiskimin e pronave të Charles McGonigal, ish-agjentit të lartë të FBI.

Berisha tha se kjo e bën emergjente ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Sipas tij, Rama është i inkriminuar deri në fyt. Pas këtij lajmi ka reaguar gazetari Habjon Hasani i cili me anë të një postimi ka për gënjeshtruar deklaratën e Berishës.

Sipas gazetarit, ky veprim është nisur në muajin janar në dokumentin e akt-padisë së New Yorkut në faqen me numër 19. Në mbyllje të postimit gazetari, aludon se kjo deklaratë e Berishës do të mbulojë skandalin e ‘Ahmetaj’.

Postim:

Lajmi se gjykata amerikane paska vendosur t'ja sekuestroje pronat dhe llogarite Charles Mcgonigalit eshte nje marifet dashakeqes dhe riciklim i deshperuar i atyre qe e nisen me komplote ndaj shokeve dhe perfunduan duke numeruar vibratoret e sekuestruar.

'Të fala Tigrit'/ Gazetari përgenjështron

Nese konsultoni dokumentin e akt-padise se New Yorkut te muajit janar, do lexoni se ky veprim eshte kryer qe ne muajin janar, e gjeni ne faqen nr.19 te aktpadise.

Te fala Tiglit.


Video