Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ka ironizuar kreun e Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një reagimi në rrjetet sociale.
Në një postim në Facebook, Balla ka komentuar me tone ironike ndaj Shehajt, duke aluduar për largimin e tij drejt Italisë pas protestës së qytetarëve kundër ndërtimeve në Zvërnec, ndërsa e cilëson Shehajn si “të vetëshpallur lider” të saj.
“Mbaroi protesta, tani i vetshpalluri lider i saj, ikën për ëeekend në Itali. Ju thashë çunave dhe gocave të flamingove, mos e qasni aty. Ky tradhëtoi Lulin dhe Mulin (Saliun se ze me gojë) jo më ju”, shkruan Balla në postimin e tij.
Deklarata e deputetit socialist vjen pasi ka pasur replika të ashpra me Shehajn në seancën e fundit parlamentare, por jo vetëm.