Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama nuk ka folur gjatë për akuzat ndaj kreu të grupit socialist, Taulant Balla, i cili thuhet se ka qenë nën përgjim për çështje që lidhen me krimin në Elbasan.
Rama tha se duhen fakte për të akuzuar dikë, ndërsa theksoi se ai i beson të vërtetes.
'Si mund të ketë një të vërtetë përveç asaj që bazohet në fakte. Nuk merrem me spekulime dhe gjysmë të vërtetave. Nëse ka fakte, është detyra e akuzuesve të sjellin fakte. Që nga koha e Romës kështu ka qenë.
Për të marrë nëpërgojë, zhgërryer e baltosur emra njerëzish, për ta paraqitur këtë vend si të zhgërryer, ka plot që e bëjnë, por jo unë', Edi Rama.