Presidenti i Republikës Bajram Begaj do të udhëtojë ditën e nesërme drejt Shkodrës, për të takuar të vetmin kryebashkiak të Partisë Demokratike, Bardh Spahinë.
Ky takim do të jetë vijim të bisedave me krerët politikë për diskutimin mbi datën e zgjedhjeve locale të viti 2023. Mësohet se takimi i Kreut të Shtetit me Bardh Spahinë do të zhvillohet në orën 09:45 në Bashki, e ndërsa më pas Begaj do të ndalet edhe në takime me autoritete të tjera të Shkodrës.
Ditën e djeshme, Bajram Begaj priti në Presidencë kryeministrin Edi Rama ndërsa sot zhvilloi takime me kreun e PL-së, Ilir Metaj, krerët e partive të vogla, Fatmir Mediun, Vangjel Dulen, Agron Dukën dhe Dashamir Shehin për të dhënë edhe ata mendimin e tyre lidhur me datën e zgjedhjeve. Ndërkohë më herët Begaj kishte pritur në takim dhe nënkryetarin e Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashin.
Ndërkohëm sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj, ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor, por që në këtë rast zgjedhjet me shumë mundësi do të jenë në periudhën e parë.