“SPAK është më i besueshëm”/ Rakipllari përplaset me Alizotin e ‘Rithemelimit’: Po i dilni kundër perceptimit të opinionit

12 Shkurt 2024, 23:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Debati ne Top Story

Bashkimi i grupit të “Rithemelimit” dhe Gazment Bardhit në selinë e PD-së, dhe qëndrimi që ky grupim ka për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, u bë temë debati këtë mbrëmje në studion e “Top Story”.

Rakipllari: Prej SPAK janë në burg sot një ish-ministër, një ish-deputet i PS dhe shumë zyrtarë të tjerë. Ky zotëria që bilbilos nga jashtë (Ahmetaj) është nën hetim dhe është për disa çështje nën hetim dhe nuk përballet me drejtësinë.

Alizoti: Ç’rëndësi ka ajo?

Rakipllari: Ka shumë rëndësi ajo. Edhe Mehmet Shehu nuk thoshte asgjë kur ishte në radhë me Partinë. Kur ikin flasin.

Alizoti: Është gjykim moral.

Rakipllari: Nuk është gjykim moral. Nuk je më i besueshëm kur ke 10 akuza dhe ke ikur. Ai kishte vetëm një mundësi, të vijë të pendohet dhe dëshmitë e tij të jenë ligjore për ata persona që ai thotë. Nuk bëhet për të mbrojtur veten.

Alizoti: Informacionet në grupet kriminale rrjedhin vetëm nga brenda, nuk rrjedhin nga Papa.

Rakipllari: Pse sot SPAK ka nivelin më të lartë të besueshmërisë në publik, për shkak të shpresës që ka ngjallur sepse ka prekur të paprekshmit? Nëse do ta rrëzojmë këtë, nga kush do ta presim?

Alizoti: Mua mi thua këto gjëra? Njerëzit e pushtetshëm në Shqipëri nuk goditen.

Rakipllari: SPAK po godet.

Alizoti: Kë ka goditur?

Rakipllari: Ministra, zv.kryeministrin. Vangjush Dakon e ka çuar Rama?

Alizoti: Është peshk i vogël, ishte pa vlerë. Le të ikë Rama vetë atje.

Rakipllari: Jo ishte me shumë vlerë. Rama i ka lëshuar të gjithë? Merr sondazhin e fundit të Institutit Republikan dhe shih kush ishte më i besuari nga ndërkombëtarët. Nëse opozita shqiptare dhe ti që je njeri me integritet shkoni kundër perceptimit të publikut, nuk fitoni asnjëherë. Ti je OJF apo je njeri politik?

Video