Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, në emisionin "Të Paekspozuarit", ka hedhur poshtë zërat për zgjedhje të parakohshme për të cilat u shpreh se nuk ka asnjë arsye që ky proces të përshpejtohet.
“Nuk kemi asnjë arsye që PS të shkojë në zgjedhje të parakohshme e para se s’gjejmë arsye të prishim rendin e zgjedhjeve. Pastaj mos të harrojmë se nga afër shtator- tetor fillon hapësira e zgjedhjeve që shkon maksimalisht në prill- maj të vitit tjetër, pra s’ka asnjë arsye për zgjedhje të parakohshme.
Na duhet të përfundojmë reformën zgjedhore, kodin elektoral, të përgatitemi për zgjedhjet, votën e emigrantëve, mundësinë e shtrirjes së votimit elektronik. Votën e emigrantëve e kemi vënë në kod, por duhet dakordësi politike. Ajo votë është në kod”, tha Klosi.