SPAK e kërkon për fshehje pasurie, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla shfaqet te mitingu i Sali Berishës në Itali

9 Shkurt 2025, 16:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sali Berisha / Adriatik Llalla

Rishfaqet ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla. Ndonëse SPAK dhe policia e kërkojnë pasi është dënuar me 2 vite burg për fshehje pasurie, ai ka marrë pjesë sot në tubimin e ish-kryeministrit Sali Berisha në Itali.

Berisha mbajti sot një takim politik me Diasporën shqiptare në Romë. Ky udhëtim erdhi në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit dhe ligjit për përfshirjen e emigrantëve në votime, teksa partitë kanë nisur edhe turet politike në arenën ndërkombëtare, kudo ku ka Diasporë.

Ndonëse kur ishte kryeprokuror Llalla shfaqej si i paanshëm, duket se sot ai ka vendosur të dalë hapur. Llalla është shfaqur mes militantëve të PD-së duke dëgjuar me vëmendje fjalimin e Berishës.

Video