Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore 2023

14 April 2023, 07:50Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore 2023

1 muaj para zgjedhjeve vendore 2023, sot më 14 prill nis zyrtarisht fushata zgjedhore.

Ndonëse partitë politike kanë nisur takimet e tyre me mbështetësit, tashmë kandidatët për kryetarë bashkie do të kenë edhe numrat që do të përmendin në daljet publike për të bërë fushatë.

Një ditë më parë, KQZ hodhi shortin dhe partitë mësuan renditjen e tyre në fletën e votimit dhe numrin e kandidatëve për kryebashkiakë me të cilin do të bëjnë fushatë.

Në bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj do të mbajë numrin 4, Pas tij, i pesti, në fletën e votimit renditet Belind Këlliçi i Koalicionit Berisha-Meta ndërsa i 6-ti Roland Bejko i PD zyrtare. Numri 1 do të mbahet nga kandidati i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri. I dyti në fletën e votimit është kandidati komunist Marko Dajti, që u fut në zgjedhje me firmën e Flamur Nokës, ndërsa e 3-ta Lajla Përnaska nga PDIU-ja.

Në listën për këshillat bashkiak, Shorti renditi të parin Koalicionin Meta-Berisha, PS-ja radhitet e dyta, ndërsa mes 40 partish në këtë listë Partia Demokratike zyrtare e Enkeleid Alibeaj do të mbajë numrin 9, i njëjti numër që e identifikoi atë edhe në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të dy viteve më parë.


Video