Betohet Shkëlqim Bullari, mungojnë deputetët e rinj të PD/ Bylykbashi: Nuk janë thirrur, po shkelet Kushtetuta

13 April 2023, 17:06Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Betohet Shkëlqim Bullari, mungojnë deputetët e rinj të PD/
Shkëlqim Bullari

Është betuar ditën e sotme në Kuvend, deputeti më i ri i PS-së, Shkëlqim Bullari. Ai ka zëvendësuar Besjan Ajazin, i cili la mandatin, pasi është kandidati i socialistëve në Bashkinë e Gramshit.

Ndërkohë, në sallë nuk kanë qenë deputetët e tjerë që do të betoheshin sot për të marrë mandatin e ligjvënësit, si Asllan Dogjani, Lodovik Hasani dhe Qani Xhafa, të cilët zëvendësojnë deputetët demokratë.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi deklaroi se ata nuk janë njoftuar dhe kjo është në shkelje të Kushtetutës.

“Duhet të ishin prezentë, deputetët nuk janë njoftuar për të qenë prezent, dhe kjo ndodh kur futet një procedurë e paparashikuar më parë. Nuk i keni njoftuar, procedura duhet të respektohet sepse është respektuar Kushtetuta”, tha Bylykbashi.


Video