Skandali me mbetjet toksike, Meçollari “këshillon” Ballukun: Merr një avokat...

28 August 2024, 21:05Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali me mbetjet toksike, Meçollari “këshillon”
Artur Meçollari dhe Belinda Balluku

Artur Meçollari, ish-zv.komandant i Forcave Detare, ka këshilluar zv.kryeministren Belinda Balluku që të marrë një avokat sa herë që flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Meçollari shkruan se Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Në vijim ai sqaron se Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

“Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD)”, shkruan ai.

Reagimi i Meçollarit ka ardhur pas qëndrimit të mbajtur nga Balluku, e cila shfajësoi Portin e Durrësit.

Postimi nga Artur Meçollari:

Dikush duhet ti thotë Zv/KM dhe Ministres përgjegjëse për Portin e Durrësit Znj. Belinda Balluku, që të marri një avokat kur flet për mbetjet toksike që kaluan nga Porti i Durrësit.

Këshilli Drejtues i Autoritetit Portual Durrës me vendimin nr. 16, datë 21 dhjetor 2021 ka miratuar rregulloren për përpunimin e ngarkesave të rrezikshme në Portin e Durrësit.

Kodi IMDG (Kodi Ndërkombëtar i Mallrave të Rrezikshme Detare) është i detyrueshëm sipas Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det (SOLAS) dhe Konventës Ndërkombëtare për Parandalimin e Ndotjes nga Anijet (MARPOL).

Kodi IMDG është i detyrueshëm në Portin e Durrësit dhe autoriteti i zbatimit të tij është Autoriteti Portual Durrës (APD).

Kodi IMDG është në fuqi në Portin e Durrësit pasi:

1) Shqipëria me ligji nr. 9594, datë 27.07.2006, ka aderuar në Konventën MARPOL.

2) Shqipëria me ligji nr. 9213, datë 1.4.2004, ka aderuar në Konventën SOLAS.

Detyrat e APD:

1. Zbatimi i legjislacionit kombëtar dhe ndërkombëtar për transportin e mallrave të rrezikshme.

2. Të udhëzojë të gjithë agjentët, përdoruesit/punonjësit/strukturat përgjegjëse të portit në përpunimin e mallrave të rrezikshme.

3. Dokumentimi i të gjithë procesit të ngarkesave të rrezikshme.

4. Pajisja e të gjithë punonjësve që merren me mallra të rrezikshme dhe pajisje sigurie ku kërkohet trajnim për përdorimin e tyre.

Klasifikimi i substancave (NGARKESAVE TE RREZIKSHME) sipas kodit IMDG (International Maritime Dangerous Goods Code)

Klasa 1 – Materialet dhe substancat shpërthyese.

Klasa 2 – Gazet e presuara dhe gazet e lengshme nën presion.

Klasa 3 – Materialet e lëngëshme me rrezikshmeri të lartë ndezje.

Klasa 4 – Materialet solide të ndezëshme, materiale dhe substanca që ndizen në mënyrë spontane ose me prekjen me të lehtë.

Klasa 5 – Materialet hidrokarbure dhe piroksidet organike.

Klasa 6 – Materialet toksike dhe ato infektuese.

Klasa 7 – Materialet radioaktive.

Klasa 8 – Materialet korrozive.

Klasa 9 – Materialet e rrezikshme që, nga përvoja, përdorimi e karakteri i tyre, mund të paraqesin rrezikshmëri për mjedisin dhe qëniet e gjalla.


Video