Mandati i Olta Xhaçkës, zbardhet draft-raporti i Këshillit të Legjislacionit. PS-PD bien dakord: Kuvendi në seancën e parë të miratojë vendimin

27 August 2024, 11:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mandati i Olta Xhaçkës, zbardhet draft-raporti i Këshillit
Këshilli i Legjislacionit

Këshilli i Legjislacionit u mblodh në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Mbledhja nisi me konsensus PS-PD, që vendimi për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese të mbahet në seancën e 12 shtatorit.

Në draft raportin e lexuar nga Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit, deputetja e opozitës, Dhurata Çupi analizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i sugjeron kuvendit hapat qe duhet të ndërmarrë për zbatimin e vendimit.

 Në Draft raport renditen 4 pika

1. Kryetarja e Kuvendi duhet të përfshijë në seancën më të parë plenare për vendimmarrje nga Kuvendi projektvendimin “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”.
 
2. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.

3. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë se në këtë rast kanë detyrimin për të zbatuar Kushtetutën dhe ligjin, që detyrojnë vetëm votimin “PRO” projektvendimit “Për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit të jo më pak se 1/10 së deputetëve për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes znj. Olta Xhacka”, për shkak se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë duhet të ekzekutojnë një detyrim konkret të lindur prej një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

4. Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin për konstatimet dhe rekomandimet e dhëna në këtë opinion këshillimor nga anëtarët e Këshillit për Legjislacionin.
"Ne kemi detyrimin të veprojmë me përparësi, të respektojmë dhe kërkojmë të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Përmes një vendimmarjje të detyrueshme të Kuvendit të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese" tha Dhurata Çupi.


Video