“S’ka Zot që më ndal”, kujt i drejtohet Presidenti Meta me mesazhin ‘paralajmërues’?

12 February 2022, 20:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“S’ka Zot që më ndal”, kujt i drejtohet Presidenti

Presidenti Ilir Meta, përveç mbrojtjes së Kushtetës ka marrë në dorë edhe flamurin e mbrojtësit të qytetarëve ndaj padrejtësive.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta përçon një mesazh “paralajmërues” për të gjithë kundërshtarët e tij, politikë e apolitikë, vendas e ndërkombëtarë.

“Nuk ka Zot që e ndal Ilir Metën të reagojë kundër padrejtësive, shkeljeve të Kushtetutës dhe dhunimit të të drejtave kushtetuese të qytetarëve shqiptarë”, shkruan ai.

Meta është në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me kërkesën e Kuvendit për shkarkimin e tij, ndërsa paralelisht ka paditur administratën e Kuvendit për falsifikim dokumentacionesh në këtë proces.


Video