Pasi u shkarkua nga posti i zëvendës kryeministrit dhe ministrit për Rindërtimin Arben Ahmetaj, është ‘zhveshur’ nga një tjetër pozicion.
Me vendim qeverie, Ahmetaj u shkarkua edhe si kryetar i Këshillit Kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kompetenca të cilat i kaluan ministres Belinda Balluku.
Megjithatë duket se socialistët janë treguar të ndjeshëm me “tigrin” e qeverisë, nuk e kanë lënë pa një kockë.
Ai është propozuar nga socialistët për postin e anëtarit të Komisionit për Integrimin Europian.
Në nisje të seancës së sotme plenare, kryeparlamentarja Lindita Nikolla deklaroi se propozimi është bërë nga kreu i grupit parlamentar të PS.
“Kreu i grupit të PS ka kërkuar caktimin e zotit Arben Ahmetaj si anëtar i Komisionit për Integrimin Europian”, u shpreh Nikolla. /VoxNews