Shtyhet seanca për dosjen ‘Meta’/ Erion Bani i drejtohet avokatëve: Nëse nuk vini në gjyq, do gjobiteni!

17 September 2026, 10:54Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shtyhet seanca për dosjen ‘Meta’/ Erion Bani i drejtohet
Ilir Meta/ Monika Kryemadhi

Shtyhet seanca gjyqësore për ish presidentin Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin.

Megjjthëse Meta dhe Kryemadhi kërkuan ta zhvillonin procesin pa praninë e avokatëve, mungesa e një anëtari të trupit gjykues Rudina Palloj, bëri që seanca të shtyhet në datë 24 shtator.

“Ç’ është kjo gjykatë i jep fjalën prokurorit dhe nuk i jep të pandehurit. Ky prokuror na ka dhënë 55 fashikuj, na mungojnë mbi 70, mungojnë faqe etj, ai është për burg”, tha Meta.

Kryetari i trupit gjykues Erjon Bani paralajmëroi avokatin e Metës, Bujar Musta, i cili ishte në sallë si publik, se në rast se në seancën e radhës nuk do paraqitën avokatët do nisë aplikimi i gjobave.


Video