"Është hapur kutia e Pandorës"/ Denoncimi i Berishës: Në Himarë është vërsulur mafia

22 July 2023, 20:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Është hapur kutia e Pandorës"/ Denoncimi i
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim ditën e sotme në lidhje me kryebashkiakune zgjedhur të bashkisë Himarë Fredi Beleri, i cili mbetet në burg.

Teksa ka shpërndarë denoncimin e një qytetari, Berisha shprehet se Fredi Beleri mbetet ende në burg, pasi sipas tij, ka hapur “Kutinë e Pandorës” në Himarë, ku zyrtarë të lartë, ministra, deputetë të Rilindjes kanë ndërtuar pa ndërpreje dhjetra objekte.

Berisha e cilëson Belerin të "burgosur politik", ndërsa shton se ai po lufton me mafien qeveritare që po ‘gllabëron’ Himarën.

Apeli i GJKKO i "shuan" shpresat Fredi Belerit! Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës mbetet në burg

Postimi i plotë:

Fredi Beleri, i burgosuri politik dhëmbë për dhëmbë nga qelia me mafien qeveritare që po kafshon Himarën.

Të dashur miq, ndërkohë që Fredi Beleri mbahet në burg si i burgosur politik, nga qelia po lufton dhëmbë për dhëmbë me mafien qeveritare që po pushton me shpejtësi Himarën. Kjo mafie e rrezikshme që ka në linje të parë bandit me uniformë, zyrtarë lokalë të partisë së krimit dhe drogës, prapa të cilëve fshihen zyrtarë të lartë ministra, deputetë të sektit të rilindjes është vërsulur në kodrat dhe zonat me piktoreske të Himarës dhe ndërton pandërpreje dhjetra e dhjetra vila, motele, hotele. Qytetari dixhital i denoncon batërdinë që mafia qeveritare po bën në Himarë. Kjo është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama mban Fredi Belerin të burgosur politik.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital!

Arestimi i Fredi Belerit duket se ka hapur Kutine e Pandores ne Himare .Kodra e Argjileo dhe kodra mbi Gjirin e Llamanit jane nje nga bukurite me te medha te rivieres Shqiptare te perfshira papritur ne nje vale ndertimesh pa leje dhe germimesh ne pjeset me te bukura dhe panoramike te tyre .
Keto vende jane kthyer sebashku me Kodren e Trimave te denoncuar dite me pare, ne vendet simbol te abuzimit te pushtetareve vendore dhe policeve te korruptuar qe kane aty vilat dhe hotelet e tyre luksoze.


Video