Basha sfidon Berishën: Voto vetingun e politikanëve të shohim kush është i korruptuar!

21 July 2023, 15:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Basha sfidon Berishën: Voto vetingun e politikanëve të shohim
Ne foto: Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Ish kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili kandidon sërish për të marrë postin që mbante, replikoi në distancë me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar se po përpiqet me çdo kusht e mjet se kërkon të mbajë peng PD për interesat e veta personale.

Reagimi i Bashës vjen pasi ish kryeministri Berisha e akuzon atë se ka mbetur “peng i Ramës”.

“Koha është ilaçi më i mirë. Dhe koha e rrëzoi malin e gënjeshtrave që ngriti para shqiptarëve ai që kërkon me çdo kusht e mjet të mbajë peng PD për interesat e veta personale””, tha Basha, përmes një postimi në Twitter teksa këmbënguli sërish në kërkesën për vetingun e politikanëve.

“Që t’i japim fund baltosjes, që të tregojmë kush është i korruptuar e kush jo, kush është peng e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo, le të votojmë vetingun për politikanët. Të nisë transparenca nga unë e më pas të gjithë këta që sot e 32 vite mbajnë peng Shqipërinë” shkruan Basha.


Video