Seanca për Gërdecin, avokati i Mediut: Kemi një provë të re, kërkojmë riekspertim të pjesshëm të dëmit ekonomik

11 September 2024, 10:59Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Seanca për Gërdecin, avokati i Mediut: Kemi një provë
Fatmir Mediu

Mbrojtja e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të ripërsërisë pjesërisht akt ekspertimin e dëmit ekonomiko financiar të çështjes "Gërdeci".

Sipas avokatëve të Mediut, ekspertët nuk kanë marrë parasysh një shkresë të kombinatit mekanik të Poliçanit, të vitit 2007, ku përllogariten kostot e demontimit të municioneve, duke i konsideruar të dhënat e saj të falsifikuara.

Henrik Ligori: Identifikuam një provë të re. Këtë provë jo vetëm nuk e kanë pasqyruar ekspertët, por e kanë mbajtur të fshehtë edhe nga gjykata, që është akt i rëndë. Shkresa numër 1008 e datë 31.01.2007, në kombinatin e Poliçanit, ku përllogariteshin dëmet e municioneve, ka përmbajtje të rremë. Shifrat në Poliçan na dalin të pavërteta. I kërkojmë gjykatës të bëjë riekspertim të pjesshëm vetëm të dëmit ekonomik, pasi përcaktimi i dëmit qe kanë bërë ekspertët, e kanë bërë të rreme.

Avokati Henrik Ligori i tha gjykatës se mbi dyshimet për falsifikim janë kallëzuar penalisht tre zyrtarë të kombinatit, por më pas gjykata e Beratit, ajo e Apelit Vlorë dhe Gjykata e Lartë kanë pushuar akuzën ndaj tyre.

Në këto kushte, tha avokati Ligori, të dhënat e shkresës në fjalë kanë qenë të sakta.

Në vijim, avokati i kërkoi gjykatës të marrë në cilësinë e provës tre vendimet gjyqësore dhe të urdhërojë kryerjen e një akt-ekspertimi të ri të pjesshëm.


Video