“Vula” i mbetet përfundimisht Berishës!

10 September 2024, 13:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Vula” i mbetet përfundimisht Berishës!
Enkelejd Alibeaj/ Sali Berisha

Pas vendimit të apelit që ja dha vulën Berishës duke e njohur kështu atë si kryetar të PD, ka pasur një ankesë nga pala tjetër, për pasojë në gjykatën e lartë sot ka lëvizje.

Trupa gjyqësore e Gjykatës së Lartë me tre anëtarë e cila shqyrtoi rekursin e dorëzuar nga Ekelejd Alibeaj dhe dy avokatë që përfaqësojnë grupimin Basha me 4 kërkesa, vendosi rrëzimin.

Ditën e sotme u shqyrtua vetëm një nga këto kërkesa, seancë paraprake në të cilët palët kërkuan të pezullohet vendimi i ish-gjyqtarit Agron Zhukri, i cili në mars 2022 njohur Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha dhe ajo që njihet si “vula e PD”.


Video