Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se nuk është i shqetësuar nga një rrjedhje e mundshme e e-maileve nga institucioni i Presidencës.
I pyetur nëse shqetësohet se hakerat mund të publikojnë edhe korrespodencën e tij, gjatë një konference për media me gazetarët, Meta tha se nuk e përjashton si mundësi.
Megjithatë ai shtoi se komunikimi i Presidencës gjatë kohës që ka qenë kreu i shtetit, ka qenë “model” si me brenda dhe jashtë vendit.
“Nuk e përjashtoj por nuk kam ndonjë shqetësim, sepse jam i bindur që institucioni i presidencës ka qenë model në të gjitha komunikimet institucionale me të gjithë, brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi Meta.