Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kreu i Kuvendit, Namik Dokle ka postuar në facebook një foto të kullës së re që po ndërtohet në kryeqytet. Ajo po ndërtohet ngjitur me 15-katëshin në Tiranë e në pamje të parë duket sa dy herë ajo.
Kjo është vënë re dhe nga Dokle i cili me ironi ka ndarë një histori të një humoristi shkodran. Ai vijon më tej duke thënë se hoteli i ri që po ndërtohet është 'kunji' i madh që po ia fut të voglit.
Postimi i ish-deputetit socialist:
"HOTEL KUNJI...Kur u ndërtua 15-Kateshi në qendër të Tiranës, një humorist shkodran e quajti “Hotel Kunji “. Po tani që ai duket i humbur përpara të riut pranë tij? Me siguri, humori shkodran nuk dorëzohet as përpara këtij fenomeni. “Kunji i madh ia fut të voglit”, thonë.
