Rrëmbimi 3 policëve të Kosovës, protestë para Kryeministrisë në Tiranë (VIDEO)

16 June 2023, 19:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rrëmbimi 3 policëve të Kosovës, protestë para
Arrestimi i 3 policëve të Kosovës, protestë në Tiranë

Ka nisur tubimi para kryeministrisë në Tiranë në lidhje me ngjarjet e fundit në Kosovë.

Protestuesit shprehen se situata në veri të Kosovës i ka prekur, si dhe kanë bërë thirrje që Shqipëria të mbështesë Kosovën.

Ata kanë protestuar edhe kundër qëndrimeve të Ramës ndaj Kosovës.

Tre efektivët e policisë kufitare të Kosovës do të qëndrojnë në burg pasi ditën e sotme Gjykata e Lartë në Kralevë të Serbisë vendosi caktimin e masës paraburgim për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, të cilët sipas prokurorisë serbe dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse.

 


Video