Rithemelimi publikon 150 emrat e Këshillit të ri Kombëtar të PD

1 May 2022, 14:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rithemelimi publikon 150 emrat e Këshillit të ri Kombëtar të

Komisioni i Rithemelimit lexoi emrat e 150 kandidatëve që u votuan në Kuvendin e së shtunës për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

“Nuk ka më kryetarokraci por çdo vendim e merr anëtarësia”, tha Vokshi, ndërsa shtoi: “50 për qind e anëtarësisë të ardhur nga organizatat partnere nga Forumi Rinor dhe lidhja Demokratike e Gruas. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike. PD është më e fortë e më e bashkuar, por edhe më e hapur për të rinjtë dhe zonjat”.

Gjithashtu Vokshi tha se PD-ja ka sjellë risi si në procesin e votimit ashtu edhe në atë të numërimit që është bërë në prani të kamerave dhe e gjitha e transmetuar live.

 


Video