Reuters transmeton live protestën e Tiranës

8 Qershor 2026, 20:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters po transmeton live protestën e zhvilluar në Tiranë kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në zonën e Zvërnecit dhe pranë peizazhit të mbrojtur Vjosa-Nartë.

Në raportimet e saj, Reuters thekson se mijëra qytetarë, aktivistë të mjedisit dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të kundërshtuar projektin miliarda eurosh të lidhur me investitorë të huaj, duke ngritur shqetësime për ndikimin që ai mund të ketë mbi ekosistemin e zonës së mbrojtur.

Pamjet e transmetuara live tregojnë protestues me pankarta dhe flamuj kombëtarë, ndërsa kërkojnë ndalimin e projektit dhe mbrojtjen e vijës bregdetare të Zvërnecit.

Protesta ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare, me Reuters që i ka kushtuar raportime të posaçme dhe transmetim të drejtpërdrejtë zhvillimeve në Tiranë.

 


Video