Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në një video të ndarë në rrjetet sociale, ku kreu i demokratëve Euroatlantik i është drejtuar duke e pyetur se ku është fshehur.
“Duke shkuar rrugës për fier dhe më vjen kjo video nga Luli. Po m Lul si mos të pyes për ty, na thave sytë. Si thanë vdiq Luli, vetëm unë se besova se ti e di që je i pavdekshëm, stres zero, gjumi top, 7x7 bëjnë 42, se luan topi.
Ku ka vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole e the jam gjallë, thash mos po rren tani. I ndeze motorët ë, i madh je. Shyqyr. Bravo, Oriolës dhe demokratëve euroatlantikë që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të më larguar mua duhet të vazhdojë. Me ty fiton, edhe kur humb fiton, prandaj forca”, tha Rama.
Kujtojmë se, Lulzim Basha, nga Ali Demi i ktheu përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili më herët pyeti se ku ishte ish-kreu i Partisë Demokratike.
Përmes një video të publikuar në llogarinë e tij në “Facebook”, e cila mesa duket ka pasur një adresë, kryeministrin Rama, Basha thotë se ndodhet në takime me demokratët.