Reagimi i parë i grupit Berisha pas dorëheqjes së Alibeajt: Silleni vulën në seli!

17 May 2023, 18:26Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Reagimi i parë i grupit Berisha pas dorëheqjes së Alibeajt:
Edith Harxhi

Pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj nga posti i drejtuesit të komanduar të partisë demokratike, ka ardhur edhe reagimi i parë nga grupimi i Sali Berishës.

Edith Harxhi, me anë të një postimi në Facebook, kërkon që vula e PD, të kthehet në Selinë e Partisë Demokratike, ku për momentin është vendosur i gjithë grupimi i demokratëve që mbështesin Sali Berishën.

“Tani që Enkelejdi dha “dorëheqjen”, i bëj një thirrje publike, Jorida Tabakut, Gazmend Bardhit dhe disa deputetëve të tjerë, -silleni vulën në seli. Misioni mbaroi! Të paktën ta fillojmë ringritjen me vulën dhe logon e qindra mijëra demokratëve që sot janë të dëshpëruar!”, shkruan ajo.

Ndërkohë që nuk ka ardhur asnjë reagim nga Sali Berisha.


Video