
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka reaguar pas publikimit të raportit të ODIHR për zgjedhjet parlamentre të 11 majit në Shqipëri.
Celibashi thotë se institucioni që ai drejton ka marrë vlerësime pozitive thuajse për gjithçka. Por ai i bën thirrje politikanëve të punojnë për finalizimin e reformës zgjedhore.
Mesazhi i Celibashit:
Do të jetë shenjë serioziteti dhe përgjegjshmërie institucionale dhe politike e të gjithë aktorëve të lidhur me procesin zgjedhor, për të punuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Final të ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit, si pasqyrë e plotë e këtyre zgjedhjeve.
Gjykimet dhe vlerësimet mbi gjykimet dhe vlerësimet “gjykatësit të zgjedhjeve” nuk kanë ndonjë dobi. Partitë politike, veçanërisht ato parlamentare, duhet të angazhohen për të përfunduar një reformë domethënëse zgjedhore brenda një viti.
Sa i përket KQZ: Vlerësimet pozitive - thuajse për gjithçka që ky institucion bëri në lidhje me përgatitjen dhe administrimin e këtyre zgjedhjeve - janë shtysë për të bërë akoma më mirë atë që duhet bërë.