Kryeministri Edi Rama foli sot me fermerët e Lushnjës në fshatin Krutje.
Rama kritikoi edhe qëndrimet publike të PD dhe opozitës që shprehin publikisht se negociatat me BE-në janë të bllokuara prej dosjes Balluku dhe mbrojtjes së mazhorancës ndaj ish-zv.kryeministres.
Rama theksoi se nuk ka asnjë bllokim të negociatave me Brukselin, teksa sipas tij opozita i kujton shqiptarët për budallenj që u ka ngecur ora te “toka e xanun” apo “merrni armët”.
Rama: Nuk ka se çfarë bllokimi të ketë. Duhet të jesh u lig. Janë të ligj, përbuzës ndaj shqiptarëve. I konsiderojnë budallenj. Kujtojnë se shqiptarëve u ka mbet ora te toka e xanun dhe merrni armët. Shqiptarët janë shumë më përpara se sa janë politikanët dhe gazetarët. Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës kur vjen puna të politika.
Ça u bllokua? Nuk është bllokuar asgjë se janë negociata. Gjëja do ndodhi shpejt. Një gjë që negociojë sa vite do na lini që ti lemë fermerët tanë të adaptohen. Nëse hyjmë në 2030 më pak se 5 vjet, fermerët tanë nuk adaptohen dot. Do duhet të mbeten pa asgjë. Sa vite do na lini? Kjo është negociata. Kemi arritur të marrim premtim që sigurisht që do nënshkruhet se do shtyhet edhe 5 vjet të tjera lehtësie. Janë më pak se 10 vite, ikin shpejt.