Çmenduria e ARRSH-së - Unaza e Burrelit që u shemb kushtoi 1.3 m...
13 Qershor, 19:03Fokus
Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, është pajisur me pasaportë shqiptare.
Vendimi është miratuar me një dekret të veçantë nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.
Nuk janë bërë publike ende detaje të tjera lidhur me arsyet apo procedurat e dhënies së shtetësisë.

Në dekret thuhet se Adams u pajis me pasaportë shqiptare me kërkesë të tij vetë.
Ai ishte më parë për një vizitë në Shqipëri, në tetor të 2025 ku u takua dhe me kryeministrin Rama.
Adams e ka shprehur dhe më parë simpatinë për Shqipërinë dhe shqiptarët, gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryebashkiakut të Nju Jorkut.