"Portet turistike të jepen pa garë", socialistët miratojnë projektligjin me 76 vota!

9 Prill 2026, 23:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zamira Sinaj

Në mbyllje të seancës maratonë të ditës së sotme në Kuvend, socialistët miratuan me 76 vota pro projektligjin e propozuar nga deputetja e PS në Vlorë, Zamira Sinaj.

Të pranishëm në momentin e votimit ishin 103 deputetë.

Mes tyre ligjvënësi i Lëvizjes Bashkë dhe deptuetët e pranishëm të PD votuan kundër këtij projektligji të cilin e kanë cilësuar si ligj me porosi që jep portet pa garë dhe pa konsultim publik për investitorët strategjikë.

"Portet turistike të jepen pa garë", socialistët
Votimi në Kuvend

Gjthashtu me 76 vota pro u miratua edhe ligji për parandalimin e pastrimit të parave.

Ndërsa propozimet e bëra nga opozita për ngritjen e komisionit hetimor lidhur me skandalin e AKSHI-t dhe punën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, u rrëzuan nga socialistët me shumicë votash. 


Video