Kryeministri Edi Rama reagoi pas votimit në Parlamentin Europian, duke deklaruar se të gjithë europarlamentarët mbështetën Shqipërinë, përfshirë edhe disa nga ata që, sipas tij, më herët kishin protestuar në vend, ndërsa deputetët e PD votuan kundër.
“Pra të gjithë europarlamentarët, edhe ndonjë aty që erdhi e protestoi në Shqipëri, votuan pro Shqipërisë së bashku me parlamentarët e Partisë Socialiste. Sepse Shqipëria Nuk Ndalet. Ndërsa parlamentarët e pakicës në Shqipëri, votuan kundër dhe ikën për të dalë në fotoprotestë. Sepse Partia Socialiste Nuk Ndalet”, u shpreh Rama.
Kryeministri lë të nënkuptohet se mes eurodeputetëve që votuan në favor të Shqipërisë ishte edhe Fredi Beleri.
Deklarata e Ramës vjen në kuadër të debatit politik mbi qëndrimet e forcave politike shqiptare dhe votimin në Parlamentin Evropian lidhur me Shqipërinë.